Konfirmon largimin nga Tirana, mbrojtësi: Ja pse ika

Futboll

Konfirmon largimin nga Tirana, mbrojtësi: Ja pse ika

Më: 18 maj 2024 Në ora: 13:17
Filip Najdovski

Filip Najdovski konfirmon largimin nga Tirana. Ka qenë gazeta ajo që ka kontaktuar me Najdovskin dhe ky i fundit ka sqaruar sesi është në këtë moment situata mes tij dhe bardhebluve. “Unë nuk jam në planet e Tiranës. Ose të paktën askush nuk më ofroi një kontratë sa isha në Tiranë.

Në këto kushte ndoshta do të luaj për një klub tjetër”, tha shkurt Najdovski. Kjo do të thotë që palët janë ndarë. Ish-mbrojtësi i Vardarit ka vendosur që të mos rinovojë, pasi nuk ka pasur asnjë ofertë nga klubi, duke mbyllur një aventurë të gjatë me skuadrën e Tiranës.

Ky është lajmi që vjen nga Maqedonia e Veriut, por i publikuar më parë nga “Panorama Sport”. Mbrojtësi ka vendosur që pas katër viteve të zjarrta bardheblu ku ishte edhe kapiten të vendosë për një aventurë të re.

Lojtari ka tërhequr edhe materialet në klub, si dhe ka lënë shtëpinë me qira. Maqedonasi erdhi te bardheblutë në gusht të vitit 2020 nga Vardari. Ai ka qenë titullar i skuadrës si dhe kapiten i ekipit deri në janar të këtij viti. Më pas në skuadër plasi një përplasje. Najdovski me Tiranën ka fituar një titull kampion dhe një Superkupë të Shqipërisë.

Për të janë të interesuara shumë skuadra në Superiore dhe në Maqedoninë e Veriut. Filip Najdovski me Tiranën ka 136 ndeshje, gjashtë gola dhe 11194 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat