Arteta beson te dhurata e West Hamit

Futboll

Arteta beson te dhurata e West Hamit

Më: 18 maj 2024 Në ora: 13:21
Mikel Arteta

Përpara ndeshjes në shtëpi kundër Evertonit, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta komentoi: “Është një nga javët më të rëndësishme për shumë prej nesh. Tani është sigurisht momenti më i rëndësishëm.

Jam shumë i emocionuar dhe mezi e pres të dielën. Padyshim që nuk jam shumë optimist prej rezultatit të mundshëm të Manchester City, por le të bëjmë detyrën në ndeshjen tonë.

Do të jetë e vështirë, sepse Everton po kalon një moment të mirë. Do të duhet të dëshmojmë edhe një herë se mund të jemi më të mirë se kundërshtari, ta fitojmë ndeshjen. Kaq varet prej nesh.

Duhet të urojmë më të mirën, që West Ham të ketë një ditë vërtet të bukur dhe të na ndihmojë të realizojmë ëndrrën tonë.

Kjo është ajo që ne shpresojmë. A kam folur me Moyes? Jo, nuk mendoj se duhet ta bëj. Sidoqoftë, ka qenë vendimtar dhe shumë i rëndësishëm në karrierën time, jo vetëm si futbollist, por edhe si njeri.

Lojtarët me mendjen te City-West Ham? E vetmja gjë që diskutuam është t’i japim vetes mundësinë për të përjetuar një ditë të bukur, ku ëndrra është ende e gjallë dhe e mundur.

Ky është futbolli. Duhet të luajmë si çdo javë dhe të kuptojmë se, që ëndrra të realizohet, ne duhet të fitojmë. Pastaj, ende duhet të shpresojmë që West Ham do të na ndihmojë ta realizojmë këtë ëndërr”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat