Guardiola jep kushtrimin

Futboll

Guardiola jep kushtrimin

Më: 18 maj 2024 Në ora: 13:30
Pep Guardiola

Ditë vendimtare në Premier League. Manchester City është në ndjekje të fitores, që do t’iu jepte lojtarëve të Pep Guardiolës titullin kampion të Anglisë. Para ndeshjes kundër West Ham, trajneri katalanas tha:

“Ne duam ta fitojmë titullin përsëri, por duhet të luajmë mirë dhe të bëjmë diçka konkrete për t’ia dalë me sukses. Duhet të tregojmë elasticitet në momente të këqija, siç bëmë kundër Aston Villa, ose “Spurs”, për shembull.

Kjo është ndjenja ime, mendimi im. Çfarë duhet të bëjmë për të fituar? Të kontrollojmë lojën me tranzicionet e topit. Kundërshtari ka Paquetà, Kudus, Bowen, Soucek, aplikon mirë pasimin e gjatë. Prandaj, duhet të mbrojmë çdo top të vetëm dhe t’iu kushtojmë vëmendje goditjeve të lira e atyre nga këndi.

Kjo ndeshje kërkon që çdo sekondë të jemi të përsosur, është gjithçka që kam në mendje. Nuk dua të luaj duke menduar për pasojat. Jam më i fokusuar se kurrë se çfarë të bëj për të shënuar gola. Duhet të jemi të mirë në ndërprerjen e aksionit, kur ata i afrohen zonës së penalltisë.

Duhet ta ndjejmë mbështetjen e tifozëve tanë, për këtë duhet të mendojmë. Pjesa tjetër, pastaj… Djemtë e meritojnë, ashtu siç e meritonte Liverpool-i në të kaluarën. Diferencat për momentin janë kaq të ngushta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat