Mevlan Adili në dyshim

Futboll

Mevlan Adili në dyshim

Më: 18 maj 2024 Në ora: 13:46
Mevlan Adili

Shkëndija e Tetovës të shtunën kërkon të mbyllë me sukses sezonin futbollistik, kur në kuadër të xhiros së 33-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë luajmë me Rabotniçkin në Shkup. 

“Humbja e javës së shkuar nga Struga na nxori nga gara për titull, mirëpo kuqezinjtë tani në ndeshjen e fundit kërkojnë të sigurojnë vendin e dytë që për herë të dhjetë rresht do të na dërgonte në Kupat e Evropës. 

Rabotniçki këtë ndeshje do ta luajë për prestigj, pasi nuk kanë asnjë shans për në Evropë, derisa qëndrojnë larg pozitave të rrezikut. Me 42 pikë në 32 ndeshje, Rabotniçki mban pozitën e 5 në renditje. 

Mevlan Adili është lojtari i vetëm që mbetet në dyshim për këtë duel. Edhe pse dy ditët e fundit ka stërvitur me grupin, mirëpo ma kontakte shkaku i dëmtimit të nofullës në ndeshjen me Shkupin. Mbrojtësi do të jetë në kombinim, mirëpo aktivizimi i tij mbetet në pikëpyetje”, njofton FC Shkëndija. 

Dueli Rabotniçki-Shkëndija është në program të shtunën në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup me fillim në orën 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat