Real Madrid nuk njeh më asnjë kufi

Futboll

Real Madrid nuk njeh më asnjë kufi

Më: 18 maj 2024 Në ora: 13:56
Florian Wirtz

Vitet e fundit, Real Madrid ka grumbulluar në ekipin e tij disa nga lojtarët e rinj më të mirë në botë.

Këtë verë po vijnë edhe dy të tjerë, Kylian Mbappe dhe Endrick, ndërsa tashmë terreni po përgatitet për një tjetër transferim spektakolar, Florian Ëirtz.

Mediat spanjolle pohojnë se ky 21-vjeçar i Leverkusen do ta vazhdojë karrierën te Real Madrid. “Real Madridi është duke u afruar më shumë për të sjellë Florian Wirtz dhe ata kanë shumë kohë për të përfunduar punën e mbetur.

Do të përpiqen ta sjellin atë në të njëjtën mënyrë që sollën Tchouameni, Camavinga dhe Bellingham,” thotë gazetari i Marc, Jose Felix Diaz.

Ardhja e tij eventuale në Santiago Bernabeu do ta bënte Real Madridin edhe më të fortë. Duke marrë parasysh përbërjen që kanë, do të jetë një ekip me yje të rinj që me siguri do të sulmojë të gjithë trofetë e mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat