Adem Lajiq që refuzoi himnin serb, shkakton probleme në Beograd dhe dërgohet në polici 

Futboll

Adem Lajiq që refuzoi himnin serb, shkakton probleme në Beograd dhe dërgohet në polici 

Nga: K.Goca Më: 18 maj 2024 Në ora: 14:19
Adem Lajiq me fanellë të bardhë gjatë një ndeshje me Shqipërinë

Futbollisti boshnjak, Adem Lajiq, ish lojtar i Romës, dhe tani anëtar i KF Novi Pazarit, është ndaluar nga policia deri në 48 orë për shkak të incidentit të madh që shkaktoi në një hotel të Beogradit.

“Siç mësuam, Lajiq është ende në komisariat!

Futbollisti ka sulmuar recepsionisten dhe ka fyer brutalisht policinë kur është dërguar në komisariat.

Lajiç gjithashtu ishte dukshëm i dehur një natë para ndeshjes së ekipit të tij kundër Zhelezniçarit.

Për shkak të gjithë kësaj, Ademi nuk do të luajë në ndeshjen e sotme në Pançevë, ku është Novi Pazari i tij si mysafir.

Kujtojmë, Adem Lajiq ka hyrë në një hotel të Beogradit në gjendje të dehur me një tjetër "NN person", kanë dashur të hyjnë në lokal, por recepsionisti u ka thënë se nuk është i hapur, pas së cilës Ademi ka hyrë në lokal. me iniciativën e tij. Më pas ai ofendoi recepsionistin dhe e kapi për xhaketë duke e kërcënuar”, shkruan mediumi serb “Kurir”.

“Pas denoncimit në polici dhe më pas kaosi ka vazhduar nën drejtimin e Lajiqit, në fillim ai nuk ka pranuar t'u tregojë organeve të rendit kartën e identitetit...

Gjatë arrestimit ka kërcënuar patrullën “do t'ju vras të gjithëve si dele””, shkruan ky farë mediumi serb.

Adem Lajiq njihet prej futbollistëve që kur ishte pjesë e kombëtares së Serbisë ka refuzuar të këndojë himnin serb. Njihet për kokëfortësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat