Gjilani - Drita, formacionet zyrtare të derbit të Anamoravës

Futboll

Gjilani - Drita, formacionet zyrtare të derbit të Anamoravës

Më: 18 maj 2024 Në ora: 14:21
Gjilani

Gjilani dhe Drita kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Derbi i madh lokal pritet të zhvillohet në “Stadiumin me bari artificial” në Gjilan me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i Gentjan Mezanit vjen në këtë ndeshje pas dy barazimeve dhe një fitoreje, kështu që pret fitoren e radhës për të shmangur pozitën e barazhit.

Në anën tjetër, ekipi i Zekirija Ramadanit është në formë të lartë dhe gjithashtu do të luaj vetëm për tri pikë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, përkundër disa mungesave.

Gjilani: Bllaca; Kqiku, Roganovic, Shehi, Ziko; Acka, Taipi; Bilalli, Shabani, Basa; Jarovic;

Drita: Maloku; Be.Krasniqi, Mesa, Thaqi, Ovouka; Dabiqaj, Huruglica; Ajzaraj, Baftiu, Ebuka; Bl.Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat