Formacionet zyrtare: Feronikeli ’74 – Dukagjini

Futboll

Formacionet zyrtare: Feronikeli ’74 – Dukagjini

Më: 18 maj 2024 Në ora: 14:24
Formacioni i Dukagjinit

Feronikeli ’74 dhe Dukagjini kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Drenasit janë nikoqir të klinasve në takimin që pritet të zhvillohet në “Rexhep Rexhepi” me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i Shefki Kuqit vjen nga një formë pozitive në ndeshjet e fundit, por synon vetëm fitore pasi duan t’i ikin zonës së barazhit.

Në anën tjetër, ekipi i Armend Dallkut ka dy fitore radhazi, por nuk ka shumë pretendime pasi nuk mund ta zë Evropën dhe nuk rrezikon për mbijetesë.

Kuqi ka vendosur të startoj me më të mirët, ndërsa Dallku ka bërë shumë ndryshime.

Feronikeli ’74: Bujupi; Musa, Mballoë, Bruqi, Morina; Shabani, Avdyli; Berisha, Rrahmani, Cervadiku; Tarasco;

Dukagjini: Brozi; Pllana, Dallku, Iseni, Neziri; Hugo, Morina, Iran Junior; Syla, Mëziu, Elezaj;.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat