Gabriel i befasuar nga 105 milionëshi

Futboll

Gabriel i befasuar nga 105 milionëshi

Më: 18 maj 2024 Në ora: 14:39
Gabriel Magalhaes

Mbrojtësi i Arsenalit, Gabriel Magalhaes, ka mbetur i befasuar nga ndikimi që Declan Rice ka patur në ekip këtë sezon.

Topçinjtë shpenzuan 105 milionë sterlina për të marrë  Rice nga West Ham United gjatë verës. Rice ishte konfirmuar tashmë si një nga mesfushorët më të mirë të kampionatit. Megjithatë, ai e ka çuar lojën e tij në një nivel tjetër që kur u transferua tek Arsenal.

Gabriel gjithashtu ka mbetur i befasuar me mënyrën se si ka luajtur Rice këtë sezon. Ai tha për The Standard:

“Nuk e prisja të jem i sinqertë. Unë e kisha parë Declan më parë dhe e dija se ai ishte një lojtar i mirë. Ai ka pasur një ndikim të madh në ekipin këtu dhe me të vërtetë na ka ndihmuar. Ne jemi të lumtur që e kemi atë”.

Gabriel shtoi:

“Ai ka aq shumë cilësi dhe mund të luajë në dy ose tre pozicione të ndryshme. Pra, sigurisht, ne jemi të entuziazmuar që e kemi atë në ekip”.

Që nga transferimi i tij gjatë verës, Rice deri më tani ka luajtur 50 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhënë 10 asiste.

Rice ka treguar aftësinë e tij për të luajtur edhe si numër 6 edhe si numër 8. Ai ka qenë vendimtar që Arsenali të luftojë për titullin këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat