Zhang akuzon

Futboll

Zhang akuzon

Më: 18 maj 2024 Në ora: 14:42
Steven Zhang

“E nderuar familje zikaltër”. Kështu nis mesazhi i Steven Zhang, presidentit të Interit, në orët e nxehta për të ardhmen korporative të klubit: “Këtë vit, së bashku kemi arritur një moment historik legjendar në 116 vitet tona si klub.

Tani, me krenari vëmë dy yje në gjoks, simbol i gjithë përkushtimit të femrave dhe meshkujve të Interit. Ndërsa i afrohemi fundit të këtij sezoni fantastik, dua t’iu përgjigjem spekulimeve për stabilitetin financiar të klubit tonë.

Vitet 2020 dhe 2021 kanë qenë të paharrueshme për brezin tonë, pasi pandemia globale ka ndryshuar thellësisht shumë aspekte të jetës. Për të vazhduar ta mbështesim Interin, pasi kemi investuar tashmë mbi një miliard euro në klub, hapëm linjën e kredisë me ‘Oaktree’, me synimin për të vijuar projektin fitues që nisëm në vitin 2016. Që atëherë, menaxhmenti im dhe unë jemi të përkushtuar të arrijmë suksese në fushë duke ruajtur disiplinën rigoroze financiare.

Puna jonë e palodhur ka dhënë rezultat. Në 8 vitet e drejtimit tonë, së bashku me stafin, lojtarët dhe trajnerët tanë, kemi fituar 7 trofe, kemi luajtur dy finale evropiane dhe kemi arritur dy herë në krye të kampionatit të Serie A. Ylli i dytë legjendar është një testament për rritjen tonë dhe suksesin. Sigurisht, të gjithë partnerët tanë, përfshirë ‘Oaktree’, kanë përfituar nga arritja e sukseseve të tilla të pabesueshme brenda dhe jashtë fushës.

Gjatë muajve që çuan në datën e skadimit të lehtësisë së financimit me ‘Oaktree’, ne kemi bërë çdo përpjekje për të gjetur një zgjidhje miqësore me partnerin tonë, duke përfshirë ofrimin e mundësive të shumta për ‘Oaktree’, për të marrë një hua financiare të plotë dhe të menjëhershme. Fatkeqësisht, përpjekjet tona deri më tani janë përkeqësuar nga kërcënimet ligjore dhe mungesa e përfshirjes kuptimplotë e ‘Oaktree’. E gjitha kjo ka qenë shumë frustruese dhe zhgënjyese, por kjo sjellje tani po krijon një situatë rreziku për klubin, që mund të rrezikojë seriozisht stabilitetin e tij.

Në emër të Interit dhe si president dua të siguroj qindra, miliona tifozë në mbarë botën se do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur ngjyrat tona, vlerat tona themeluese dhe stabilitetin tonë. Ne jemi të përkushtuar të punojmë drejt një zgjidhjeje paqësore me ‘Oaktree’ dhe të vazhdojmë historinë tonë të suksesit për Interin tonë të dashur. Forza Inter, gjithmonë!”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat