Tifozët hyjnë në fushë dhe sulmojnë njëri - tjetrin

Futboll

Tifozët hyjnë në fushë dhe sulmojnë njëri - tjetrin

Më: 18 maj 2024 Në ora: 14:48
Pamje

Tifozët Sauthempton dhe West Brom e kthyen festën në “luftë”, të premten e kaluar ku u duk se hodhën flakadan ndaj njëri-tjetrit ndërsa vendasit festonin e “rezerimin” e vendeve të tyre për në finalet e “play-off”-it të Championship-it.

Skuadra e Rusell Martin dominoi ndeshjen, duke triumfuar dhe hedhur një hap të rëndësishëm drejtë Premier Ligës.

Ata do të përballen me Lids në “Wembley” fundjavën e ardhshme pasi të dyja palët synojnë një rikthim të menjëhershëm në elitën angleze pas rënies nga kategoria sezonin e kaluar.

Pas bilbilit të plotë, qindra tifozë vendas pushtuan fushën për të festuar arritjen e ekipit të tyre përpara se skenat të bëheshin të shëmtuara.

Kur mendohej që më e keqja përfundoi, një tjetër u hodh por këtë herë në tribunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat