Roberto De Zerbi vendos për të ardhmen

Futboll

Roberto De Zerbi vendos për të ardhmen

Më: 18 maj 2024 Në ora: 15:56
Roberto De Zerbi

Roberto De Zerbi nuk do të largohet nga drejtimi i Brighton.

Pavarësisht se për italianin ka oferta konkrete nga Milan dhe Bayern Munchen, ai ka vendosur të mos largohet nga skuadra që drejton momentalisht. Lajmin e ka bërë të ditur vetë 44-vjeçari në një deklaratë përpara mediave.

“Nëse më pyesi se a ka ndonjë klub që mund të më ndryshojë mendjen, unë po ju përgjigjem se nuk ekziston një i tillë. Preferoj të qëndroj te Brighton për të reazlizuar objektivat maksimal sezon pas sezoni.

Por, së pari duhet të analizojmë situatën me të gjithë stafin e drejtuesve, duke filluar nga presidenti.

Unë kam qenë gjithmonë i sinqertë kur jam shprehur se nuk ka asnjë klub që mund të më bëjë të ndryshoj mendimin tim.

E përsëris: nuk ka asnjë klub që është pas meje”, është shprehur De Zerbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat