Talenti që monitoron Silvinjo shënon edhe në javën e fundit të Bundesligës

Futboll

Talenti që monitoron Silvinjo shënon edhe në javën e fundit të Bundesligës

Më: 18 maj 2024 Në ora: 16:10
Brajan Gruda feston me shokë

Brajan Gruda është kthyer në një nga emrat kryesorë që trajneri i Kombëtares, Silvinjo, po monitoron me rregullsi.

Sulmuesi shqiptar 19-vjeçar, po shkëlqen me fanellën e Mainc në Bundesligë, ku është kthyer në një titullar të rregullt dhe ku pak nga pak po gjen më me vazhdimësi rrugën e rrjetës.

Gruda, i cili përfaqëson Gjermaninë në arenën ndërkombëtare duke qenë pjesë e U21 të saj, mendohet se mund të bashkohet me Kombëtaren A në të ardhmen dhe tashmë do të duhet që Silvinjo t’i mbushë mendjen anësorit të sulmit t’i bashkohet projektit të tij. Por ndërkohë, futbollisti po bën gjithçka mirë me klubin e tij dhe sot ka shënuar golin e katërt sezonal me fanellën e Mainc në Bundesligë.

Në minutën e 24-t të ndeshjes që skuadra e tij luante ndaj Volfsburg në javën e fundit të Bundesligës, Gruda mori një pasim në hyrje të zonës dhe me një rrotullim e diagonale të shpejtë, dërgoi topin në rrjetë duke mos i lënë kohë portierit që të reagonte, për të vulosur barazimin e përkohshëm 1-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat