Klopp: I lumtur me përvojën time në Liverpool

Futboll

Klopp: I lumtur me përvojën time në Liverpool

Më: 18 maj 2024 Në ora: 16:34
Klopp

Në konferencën e dhënë për mediet në prag të ndeshjes së fundit në krye të Liverpool-it, trajneri Jurgen Klopp u kujtoi përvojën e tij në krye të “The Reds”, teksa u shpreh se nuk mund të kishte bërë më shumë.

Gjermani theksoi se për mediet që e di që kanë pasur mundësi për të fituar edhe më, por shtoi se kaq mundi.

“Jam absolutisht mirë. E di që mund të kishim fituar më shumë, por nuk mund ta ndryshoj më situatën. Ne mund të kishim fituar edhe më pak, kjo është gjithashtu e mundur që të mos bëhesh kampion me një pike, ndonëse nuk është një përvojë e mirë”-tha fillimisht ai.

Më tej, Klopp u shpreh se edhe Champions-in mund ta kishin fituar më shumë, por nuk harroi të thotë se edhe arritja në finalen e këtij kompeticioni nuk është pak

“Mund të kishim fituar më shumë Champions League. Megjithatë arritja tre herë në finalen e Champions League është një e jashtëzakonshme. Të jesh mjaft i guximshëm dhe të përpiqesh edhe një herë aq shumë sa bëmë ne është vërtet guxim”-vijoi tekniku i “The Reds”.

Si përfundim, trajneri shumë i dashur nga tifozët e Liverpool ritheksoi se nuk do të ishte i lumtur nëse do të mendonte se mund të bënte më shumë.

“E kam thënë edhe më parë, nuk do të isha i lumtur nëse do të mendoja se mund të bëja më shumë. Nuk mundem. Nuk mund të kisha bërë më shumë. A mund të kisha bërë më mirë? Unë? Jo. A mund të kishte bërë dikush tjetër më mirë? Ndoshta është e mundur, por në atë situatë, jo”-mbylli fjalën e tij Jurgen Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat