Gjilani ka ndal tre pikë që nuk maten as me ari për faktin se një javë janë larg sigurimit të ekzistencës së elitës së futbollit të Kosovës.
Gjilani e ka mposhtur me rezultat 2:1 rivalin më të madh të qytetit, Dritën.
Kqiku shënoi në minutën e 12-të dhe Shabani në atë të 49-tën.
Gjilani tani zë vendin e 7-të me 42 pikë, një më shumë se Feronikeli 74 që gjendet në të tetin dhe Drita ka blinduar vendin e tretë me 66 sosh.