Daja emocionohet

Futboll

Daja emocionohet

Më: 18 maj 2024 Në ora: 17:49
Trajneri Ilir Daja

Trajneri Ilir Daja është ndarë shumë i lumtur me titullin e tretë të fituar me Ballkanin.

Ai ka thënë se ky titull i fituar ka qenë me meritë.

Ballkani në 12 ndeshjet e fundit e ka mbajtur portën e paprekur në 11 prej tyre, ndërsa pati një barazim 2:2 me Dritën.

Ballkani fitoi 1:0 në “Zahir Pajaziti” ndaj Llapit dhe e fitoi titullin e tretë rresht.

“Përveç me Dritën, ka qenë një kampionat me numra që flasin për ne. Kemi më së shumti pikë, kemi kryesuar gjithë kampionatin përveç një jave.

Pas xhiros së fundit do të bëjmë 57 ndeshje. Manchester City e këto skuadrat e mëdha e mbyllin sezonin me nga 59 ndeshje. Janë dy vite të ngarkuara me ndeshje. Por, gjithë merita u shkon futbollistëve të mi.

E kanë mbajtur barrën kryesore. Jemi me gola më së shumti të shënuar, më së paku të pranuar e shumë gjëra tjera.

Sot ia kushtoj këtë trofe Suharekës, qytetarëve të mrekullueshëm të saj. Po ashtu trofeun ua kushtoj prindërve të mi të ndjerë, nënës që u nda nga jeta para dy muajsh, e që bashkë me të ndjerin babanë, më kanë mbështetur dhe kanë bërë që unë të bëhem pjesë e futbollit.

Sot do të festojmë pak, e të mërkurën do të luftojmë edhe më shumë për ta vënë qershinë mbi tortë. E përshëndes Llapin dhe Dritën që e bënë më të bukur, më me rivalitet këtë kampionat. I dhanë bukuri kampionatit me rivalitetin dhe performancën”, ka thënë trajneri Ilir Daja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat