Tabela shënonte 19:04 dhe dëgjoheshin vetëm zërat e lojtarëve

Futboll

Tabela shënonte 19:04 dhe dëgjoheshin vetëm zërat e lojtarëve

Më: 18 maj 2024 Në ora: 18:00
Pamje

Leverkuseni ka luajtur sot ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Augsburg dhe e ka fituar me shifrat 2:1.

Një titull kampion që do të shënohet në historinë e këtij klubi, i pari. Për më tepër që ka ardhur me një rekord të Xabi Alonso.

28 fitore, 6 barazime dhe 0 humbje, 89 gola të shënuara dhe vetëm 24 të pësuara.

Për ta bërë edhe më të bukur këtë ndeshje kanë menduar tifozët e Leverkusen. Kur shkoi minuta e 19:04 e takimit, papritur i gjithë stadiumi ka rënë në heshtje dhe dëgjoheshin vetëm lojtarët në fushë, si të mos kishte asnjë tifozë.

Kjo lidhet me vitin 1904 kur u krijua Leverkusen dhe tifozët e kanë bërë këtë lëvizje në shenjë respekti për të gjithë tifozët që nuk mund të ishin aty për të festuar titullin e parë në histori..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat