Trajneri Fagu drejt largimit

Futboll

Trajneri Fagu drejt largimit

Më: 18 maj 2024 Në ora: 19:18
Trajneri Fagu

Trajneri Fagu drejt largimit, Tirana “europiane” do bëhet nga e para!

Tirana duhet të ribëhet nga e para, konfirmimi i parë pritet të jetë trajneri. Erbim Fagu ka shumë pak shanse të qëndrojë.

Nga ana tjetër, do të shihet se cilët lojtarë do të jenë pjesë e bardhebluve. Në këtë moment që flasim janë tetë futbollistë pa kontratë.

Në ditët në vazhdim do të shihet se cili qëndron.

Skuadra shpreson që të jetë në Europë.

Sezonin e fundit pa Europë e kanë në kampionatin 2020-2021, çdo sezon tjetër ka qenë në Champions apo Konferencë Ligë. Për momentin gjërat janë në “status quo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat