Kastrioti i revanshohet Besës, finalisti vendoset në Pejë

Futboll

Kastrioti i revanshohet Besës, finalisti vendoset në Pejë

Nga: K.Goca Më: 18 maj 2024 Në ora: 20:43
Pamje nga ndeshja

Kastrioti i Ferizajt, fitues i Kupës së Kosovës, ka shënuar fitore me rezultat 29:28 (15:13) ndaj Besa Famgas nga Peja, në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së play-off-it të Kampionatit të Kosovës në hendboll.

Kastriotit iu revanshua pejanëve për humbjen në Pejë me 30:27 dhe barazohet në seri të fitoreve 1:1.

Mbi 800 shikues e përcollën ballafaqimin në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Portieri Liridon Esati është trim i ndeshjes, duke ndalur një mori të gjuajtjeve të skuadrës pejane. 

Esati ka dëshmuar edhe një herë klasin e tij dhe së bashku me Deniz Terziqin që realizoi 11 gola e Lulzim Shabani me 7.

Kampioni në fuqi pothuajse tërë kohën ishte në presion të rezultatit pasi që ferizajasit ishin më të mirë, duke avancuar me 2:0, 8:5, u barazua rezultati 8:8, 11:11, për t’u përmbyllur pjesa e parë me 15:13 në favor të ferizajasve.

Në pjesën e dytë, Kastrioti më energjikë dhe shkëputet në epërsi me pesë gola (18:13) në minutën e 35-të. Në minutën e 29-të, Rron Ramadani, lojtari më i mirë në radhët e ferizajasve, është ndëshkuar direkt me karton të kuq pas një përplasje me një lojtar pejan. 

Në taborin tjetër, Tafilaj u përjashtua pas përjashtimeve tri herë nga 2 minuta. Kastrioti i trajnerit Vlladimi Gligorov ka ruajtur qetësinë lojës, duke udhëhequr me 4 gola (24:20) në minutën 48-të.

Në minutën e 53-të, 28:24 për ferizajasit por që ngushtohet në 29:28 në minutën e 59-të dhe me këtë rezultat përfundoi ballafaqimi. 

Kastrioti ka shënuar fitore me rezultat 29:28 dhe tani finalisti do të vendoset në Pejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat