Sparta e Pragës, kampione e Çekisë, festa edhe me ngjyrat kuqezi

Futboll

Sparta e Pragës, kampione e Çekisë, festa edhe me ngjyrat kuqezi

Më: 18 maj 2024 Në ora: 21:05
Sparta e Pragës

Qazim Laçi dhe Indrit Tuci festojnë titullin kampion në kampionatin çek.

Dy futbollistët shqiptarë janë pjesë e Spartës së Pragës, që siguroi vendin e parë një javë para fundit, falë fitores së thellë 5-0 në fushën e  Mlada Boleslavit.

Sparta ka grumbulluar 86 pikë, katër më shumë se Slavia e Pragës, kur kanë mbetur vetëm tri pikë në lojë, pra ndeshja e fundit e sezonit.

Qazim Laçi është pjesë e Spartës së Pragës që nga fundi i dhjetorit të vitit 2022, pra prej thuajse një viti e gjysmë, ndërsa Indrit Tuci iu bashkua kësaj skuadre gjatë merkatos së dimrit të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat