Shkupi akuzon

Futboll

Shkupi akuzon

Më: 18 maj 2024 Në ora: 21:27
Foto ilustrim

Shkupi sot ka mbyllur sezonin futbollistik në vendin e tretë në renditjen e kampionatit të Maqedonisë së Veriut e kësisoj, ka mbetur jashtë Ligës së Konferencës. Kjo edhe pse ishte vetëm 2 pikë larg Strugës së vendit të parë dhe Shkëndijës që doli e dyta edhe pse me pikë të barabarta me kampionët.

Ky përfundim padyshim nuk është pëlqyer nga klubi kryeqytetas, iu cili me një postim në rrjetet sociale, ka paralajmëruar se do të ketë një reagim më të plotë në ditët në vijim duke treguar arsyet. Por për klubin ku pak javë më parë u emërua trajner Ernest Gjoka, ishte e qartë se çdo gjë ishte paravendosur nga Federata e Futbollit dhe jo në fushë, ndaj ka lëshuar deklarata të forta kundër saj.

"Pritëm të përfundonin ndeshjet për të folur për shumë gjëra.

Sot, para së gjithash, i duartrokasim lojtarët dhe ekipin teknik të KF Struga sepse askush nuk mund t’i anashkalojë përpjekjet e tyre, por klubin strugan nuk e duartrokasim dhe nuk do ta bëjmë kurrë.

Fatkeqësisht në këtë vend trofetë nuk fitohen, por shiten.  Këtë do ta tregojmë dhe do t’ia shpjegojmë gjithë Maqedonisë, me një takim shumë gjithëpërfshirës.

Presidenti i federatës së futbollit nuk ka çfarë t’i japë futbollit, ai vetëm e dëmton futbollin.  Nëse tema është futbolli i vendit, duhet të heqim qafe urgjentisht këtë president federate futbolli.  Duke u fshehur pas politikës, duke përdorur emrin e politikës, e ndonjëherë edhe me ata të politikës, u shërbejnë interesave të tyre, e jo futbollit.

Ky president federate është qeliza kancerogjene e futbollit.

Futbolli i këtij vendi duhet ta heqë qafe këtë njeri sa më parë.

Çdo gjë do ta ndajmë së bashku me publikun në detaje javën e ardhshme.  Askush nuk do të shpëtojë duke u fshehur pas politikës dhe duke bërë të gjitha lojërat e pista duke përdorur politikën.

Ne do të marrim vendime shumë serioze për të ardhmen e FC Shkupit, ndërsa arsyet do ti ndajmë së bashku me publikun", reagon FC Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat