Adem Lajiq shfaqet me shishe të ujit pas incidentit në Beograd 

Futboll

Adem Lajiq shfaqet me shishe të ujit pas incidentit në Beograd 

Nga: K.G. Më: 18 maj 2024 Në ora: 22:10
Adem Lajiq

Futbollisti boshnjak i Novi Pazarit, Adem Lajiq, është shfaqur në opinion pas incidentit të mbrëmshëm në Beograd.  

“Lajiq ishte përfshirë në protokollin e ndeshjes një ditë pas skandalit që shkaktoi, por nuk luajti në ndeshjen mes Zhelezniçarit dhe Novi Pazarit.

Ai shkaktoi skandal kur sulmoi recepsionistin në një hotel në Beograd, e ofendoi dhe kërcënoi, një ditë më vonë ai mbërriti në lojë me një shishe ujë”, shkarravit mes të tjera pamfleti serb “Kurir”.

Image

Lajiq shfaqet i buzëqeshur edhe gjatë ndeshjes, ku shihet nga tribuna duke e përcjellur takimin.

Lajiq mbahet mend kur luante për Serbinë dhe refuzoi që ta këndonte himnin gjatë një ndeshje, ku pati çartur serbët për këtë veprim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat