Futbollisti boshnjak i Novi Pazarit, Adem Lajiq, është shfaqur në opinion pas incidentit të mbrëmshëm në Beograd.
“Lajiq ishte përfshirë në protokollin e ndeshjes një ditë pas skandalit që shkaktoi, por nuk luajti në ndeshjen mes Zhelezniçarit dhe Novi Pazarit.
Ai shkaktoi skandal kur sulmoi recepsionistin në një hotel në Beograd, e ofendoi dhe kërcënoi, një ditë më vonë ai mbërriti në lojë me një shishe ujë”, shkarravit mes të tjera pamfleti serb “Kurir”.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/May/18/auto_3886285_whatsapp-image-20240518-at-6.09.29-pm_ff1716062970.jpg)
Lajiq shfaqet i buzëqeshur edhe gjatë ndeshjes, ku shihet nga tribuna duke e përcjellur takimin.
Lajiq mbahet mend kur luante për Serbinë dhe refuzoi që ta këndonte himnin gjatë një ndeshje, ku pati çartur serbët për këtë veprim.