Katër klube shqiptare janë kampione në katër kampionate të ndryshme në Ballkan.
Përpos “Abissnet Superiore”-s dhe Ballkanit në Superligën e Kosovës, titullin e kanë fituar sot edhe Struga në Maqedoninë e Veriut dhe Deçiçi në Malin e Zi.
Skuadra nga Tuzi ka mposhtur sot në transfertë me rezultatin minimal 1:0 Sutjeskën.
Tre pikë vendimtare, të cilat e kanë kurorëzuar Deçiçin kampion një javë përpara përfundimit të kampionatit.
Kjo është hera e parë në histori për Deçiçin që arrin të fitojë trofeun më të rëndësishëm të futbollit malazez.