Juventus i “fiksuar” me “yllin” argjentinas

Futboll

Juventus i “fiksuar” me “yllin” argjentinas

Më: 19 maj 2024 Në ora: 00:00
Rodrigo De Paul

Juventus i “fiksuar” me “yllin” argjentinas!

Me “fantazistin” francez, Paul Pogba, të pezulluar për shkak të dopingut dhe talentin italian, Nicolo Fagioli të pezulluar nga gjykata sportiva, për vënie bastesh të palejueshme në futboll, “Bardhezinjtë” e Juventus janë të detyruar tashmë të hidhen në sulm për gjetjen e një mesfushori të ri në merkaton e verës.

“Zonja e Vjetër” ka bërë ofertën e parë zyrtare, për “arkitektin” argjentinas të mesfushës, Rodrigo De Paul, mirëpo, “Los Colchoneros” të Atletico Madrid e kanë refuzuar në mënyrë të menjëhershme ofertën e “gjigantëve” italianë, me teknikut Diego Simeone, që e konsideron si një lojtar shumë të rëndësishëm të skemave të tij, 29-vjeçarin.

Megjithatë, pavarësisht refuzimit, sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, “Bardhezinjtë” e Torinos as që kanë ndërmend të dorëzohen për sigurimin e shërbimeve të argjentinasit, teksa nga mediat italiane është mësuar se pas refuzimit të parë, bordi i Juventus po ideon një ofertë të re për kampionin e botës në fuqi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat