“Premia” e çmendur që tifozët e Arsenalit i kanë ofruar yllit të West Hamit për ta prishur festën e Man Cityt

Futboll

“Premia” e çmendur që tifozët e Arsenalit i kanë ofruar yllit të West Hamit për ta prishur festën e Man Cityt

Më: 19 maj 2024 Në ora: 10:22
West Hami

Mbrojtësi i West Hamit, Vladimir Coufal, ka thënë se atij i është ofruar që të pijë kafe falas për pjesën tjetër të jetës së tij, si motivim për të për ndeshjen ndaj Manchester Cityt që do të luhet sot (e diel).

Unë mendoj se ai (Declan Rice) ishte në kontakt me lojtarët tanë anglezë, por ai nuk më ka kontaktuar mua. Ai është një lojtar i Arsenalit, kështu që ai shqetësohet për Arsenalin dhe paraqitjet e tyre”, ka thënë Coufal për Sky Sports.

“Unë kurrë nuk kam biseduar me dikë nga Arsenali, kështu që ata kanë luftën e tyre dhe ne tonën. Mua më është ofruar që të pijë kafe falas për pjesën tjetër të jetës! Kam shumë tifozë të Arsenalit përreth meje. Djali im po luan futboll, kështu që kam shumë tifozë të Arsenalit atje”.

“Unë kam marrë disa mesazhe të tilla si, ‘Goli yt i parë në Ligën Premier po vjen’, kështu që jam shumë i emocionuar dhe shpresoj se do të jetë një ndeshje shumë e mirë”.

“Do të ishte një lajm i madh nëse West Hami arrin ta parandalojë dominimin e Manchester Cityt. Ata mund të jenë ekipi i parë që e fitojnë katër herë radhazi, kështu që do të ishte diçka e mirë ta ndalnim këtë”, përfundoi reprezentuesi çek.

Arsenali ka nevojë që West Hami ta ndalojë Cityn së paku me një barazim, ndërsa ata të fitojnë ndaj Evertonit për t’u shpallur kampion të Ligës Premier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat