Ronaldo tregohet dinak kur parashikon fituesin e Ligës Premier këtë sezon

Futboll

Ronaldo tregohet dinak kur parashikon fituesin e Ligës Premier këtë sezon

Më: 19 maj 2024 Në ora: 11:16
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo dha një përgjigje me dinakëri kur bëri parashikimin e tij për garën për titull në Ligën Premier. Ronaldo është njëri ndër lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, por kjo nuk do të thotë se atij nuk i pëlqen t’i përcjell sportet e tjera.

Ish-ylli i Manchester United dhe Real Madridit ishin në mesin e figurave prominente që u shfaqën në ‘Kingdom Arena’ të Riadit, për të përcjellur nga afër meçin mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk.

Para se meçi të fillonte, Ronaldo u xhirua duke shkëmbyer disa fjalë me menaxherin e Furyt dhe promotorin Frank Warren.

Warren është i njohur si tifoz i Arsnealit, kështu që ai nuk e humbi mundësinë për ta pyetur yllin portugez rreth ekipit të tij të preferuar.

“Ne ende po presim për ty tek Arsenali”, i tha Warren me shaka Ronaldos duke iu referuar përpjekjeve të dështuara të Arsene Wenger për të nënshkruar me portugezin para se ai të bëhej pjesë e Unitedit.

Ylli i Al-Nassr dhe Portugalisë më pas buzëqeshi para se të përgjigjej: Ata nuk do ta fitojnë ligën këtë sezon.

Arsenali momentalisht është në pozitën e dytë në Ligën Premier teksa kemi hyrë në xhiron finale të kampionatit, me dy pikë mbrapa Man Cityt.

Për t’u shpallur kampion i Ligës Premier, ‘Topçinjtë’ duhet të mposhtin Evertonin dhe të shpresojnë se City do të lëshojë pikë në shtëpi ndaj West Hamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat