Montero do të drejtojë Juven në dy ndeshjet e fundit të sezonit

Futboll

Montero do të drejtojë Juven në dy ndeshjet e fundit të sezonit

Më: 19 maj 2024 Në ora: 11:21
Paulo Montero

Paulo Montero zyrtarisht do ta drejtoj Juventusin në dy ndeshjet e fundit të këtij sezoni.

Montero do të zëvendësojë Massimiliano Allegrin, i cili u shkarkua nga kreu i bankinës së juventinëve.

Montero tashmë ka nisur punën në krye të ‘Zonjës së Vjetër’.

Ai do ta drejtojë Juvën në dy sfidat e radhës, kundër Bologna-s dhe Monzë-s.

Pasi mbylli kampionatin Primavera me një barazim ndaj Frosinones, ish-mbrojtësi uruguaian mori përsipër drejtimin e ekipit të parë deri në fund të sezonit.

Ndërkohë, Thiago Motta sipas medieve italiane, është trajneri më i mundshëm për të marrë ‘timonin’ e Juvës në sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat