Skuadra e Ballkanit i kundërpërgjigjet Batatinës, thotë se lufta nis dhe përfundon brenda fushës

Futboll

Skuadra e Ballkanit i kundërpërgjigjet Batatinës, thotë se lufta nis dhe përfundon brenda fushës

Më: 19 maj 2024 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Falë fitores 0:1 dje në udhëtim ndaj Llapit, skuadra e Ballkanit u shpall kampion i këtij edicioni të Superligës, që për ta ishte titulli i tretë radhazi.

E pas takimit, trajneri i skuadrës nga Podujeva, Tahir Batatina kishte deklaruar se Ballkani nuk e ka merituar titullin, duke aluduar se nuk i ka fituar ndeshjet në fushë.

Një ditë më vonë, pra sot, ekipi nga Suhareka i është kundërpërgjgjur deklaratës së Batatinës, duke thënë se lufta nis dhe përfundon brenda fushës.

Madje, ata edhe kanë falenderuar kundërshtarin për korrektësinë dhe mikëpritjen.

Postimi

Gara futbollistike dhe lufta për rezultatet, nis e përfundon brenda fushës së blertë.

Para dhe pas çdo ndeshje, raportet ndërmjet klubeve e zyrtarëve respektivë, karakterizojnë respektin e ndërsjelltë.

Kështu ishte edhe ndeshja e fundit në Podujevë, me ç'rast falenderojmë klubin futbollistik Llapi, për korrektësinë e mikpritjen.

FC Ballkani ju uron sa më shumë sukses në garat ndërkombëtare, bashkë me të gjitha ekipet tona që do garojmë në Evropë!

Respekt!

#FCBallkani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat