Hummels: Finale më e ethshme sesa e vitit 2013

Futboll

Hummels: Finale më e ethshme sesa e vitit 2013

Më: 19 maj 2024 Në ora: 12:26
Mats Hummels

Mats Hummels do të tentojë të fitojë titullin e parë prestigjioz me fanellën e Borusia Dortmund.

Ai ishte shumë pranë suksesit me verdhezinjtë në vitin 2013, por goli i Arjen Roben në frymën e fundit ndryshoi rrjedhën e fatit.

Pas 11 vitesh Dortmundi rikthehet sërish në finalen e Ligës së Kampioneve, kësaj radhe do të përballet me Realin në datën 1 qershor: “Madrilenët janë klubi më i madh në botë dhe për këtë s’kam asnjë dyshime.

Të gjithë e dimë se sa të rrezikshëm janë, pavarësisht se brezat kanë ndryshuar.

Nëse krahasojmë finalen e vitit 2013 me këtë të edicionit aktual, pa diskutim zgjedh këtë të vitit 2024. Askush nuk e priste që ne të mbërrinim kaq lartë, ndërsa tashmë jemi një hap larg trofeut.

Duele ku kalohen limitet, pasi të tilla ndeshje të vijnë rrallë në jetë. Jam gati shpirtërisht dhe fizikisht”, përfundoi Humels. Megjithëse “veterani” nuk u thirr nga Nagelsman në “Euro 2024” ai luajti rol përcaktues në fazën gjysmëfinal kundër PSG-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat