Vata: Tani hyjnë në lojë historia, eksperienca dhe tifozët

Futboll

Vata: Tani hyjnë në lojë historia, eksperienca dhe tifozët

Më: 19 maj 2024 Në ora: 12:28
Rudi Vata

Para gjysmëfinales së “Final 4” mes Vllaznisë dhe Egnatias ka dhënë opinionin e tij edhe një nga emrat më të mëdhenj të futbollit shkodran dhe atij shqiptar, Rudi Vata. Ai thekson se Vllaznia ka historinë, traditën dhe tifozët, që në ndeshje të tilla kanë ndikim jo të vogël.

Po ashtu, Vata veçon Balajn si një lider që mund ta tërheqë skuadrën drejt titullit. “Për mendimin tim, Egnatia ka qenë skuadra më stabël në këtë kampionat, ka ruajtur distancën me të tjerët. Vllaznia dhe Partizani kanë pasur ulje-ngritjet e veta. Por në këtë situatë futet në lojë historia, futet në lojë tifozi, që është shumë i rëndësishëm, futet në lojë tradita, eksperienca. Vllaznia, me traditën, eksperiencën dhe tifozët që ka, si dhe me trajnerin e ri që ka ardhur me energji të reja, duhet të futet në fushë si e barabartë.

Dhe me dëshirën për të eliminuar Egnatian dhe për t’u shpallur kampione e Shqipërisë.

Partizani mendoj ka disa kualitete shumë më të mira se Skënderbeu. Me këto dy takime që ka, Vllaznia e ka në dorë vetë fatin e sezonit.

Nuk ka rezultat normal që me barazimin ti mund të kualifikohesh, gjithsesi është një formulë e re, qënuk ka sjellë ndonjë gjë të re.

Fituesi moral i kampionatit është Egnatia. Janë finale të mëdha, nuk mendoj se Vllaznia dhe Egnatia do të luajnë për barazim, por sigurisht që futbolli është i bukur dhe surprizamund të kemi në këtë fund të kampionatit, në ‘Final 4’. Vllaznia ka një lider si Balaj, i cili, me eksperiencën që ka, mund ta tërheqë skuadrën drejt finalesdhe pse jo drejt titullit kampion”, tha Vata për njënga televizionet lokale në Shkodër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat