Tetova i beson skuadrës fituese

Futboll

Tetova i beson skuadrës fituese

Më: 19 maj 2024 Në ora: 12:35
Pamje nga një ndeshje

Egnatia dhe Vllaznia do të bëjnë mes tyre lloagritë e gjysëmfinales së dytë të “Final – Four’.

Duel mjaft i rëndësishëm për objektivin titull për të dyja skuadrat, që do të kërkojnë kualifikimin për në finalen e madhe.

Në “Air Albania” në orën 20:00 do të startojë spektakli, ku emocionet do të jenë të pranishme te lojtarët dhe tifozët. Një duel mjaft delikat, ku shkodranëve iu bën puhë vetëm fitorja, ndërsa rrogozhinasit kualifikohen me barazim.

Edlir Tetova nuk ka ndërmend të ndryshojë skuadrën, teksa do t;i besojë ekipit fitues. Albano Aleksi rikthehet të marrë vendin e tij në mesin e fushës, duke qenë një armë plus për rrogozhinasit.

Ndërkohë nga krahu tjetër Thomas Brdariç ka përgatitur gjithçka në detaje, ndërsa ka vetëm një dilemë në sulm. Ka një balotazh mes Grudës dhe Çobës për vendin e titullarit.

Formacionet e mundshme:

Egnatia: Sherri, Dylis, Malota, Xhemajli, Fangaj, Zejnullai, Aleksi, Fernando, Ndreca, Ibrahimoglu, Montenegro. Trajner: Edlir Tetova

Vllaznia: Qarri, Smajli, Stojanovic, Juric, Hakaj, Alivoda, Krymi, Boshnjaku, Çoba (Gruda), Mala, Balaj. Trajner: Thomas Brdaric.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat