Arsenal bën provat me trofeun

Futboll

Arsenal bën provat me trofeun

Më: 19 maj 2024 Në ora: 12:38
Pamje

Një pjesë e tifozëve është tallur me Arsenalin pasi u shfaq një video e klubit duke bërë prova për një prezantim të mundshëm të trofeut të Premier League në Emirates Stadium.

Topçinjtë janë në garë për titullin me City-n, një garë që do të vendoset sot në javën e fundit të kampionatit anglez. Citizens do të presin në shtëpi West Ham-in, ndërsa Arsenal-i Everton-in.

Pavarësisht se Manchester City ka një avantazh, londinezët mund ta fitojnë titullin nëse mposht Everton-in dhe West Ham ndalon City-n.

Metro UK raporton se duke pasur parasysh këtë mundësi, Arsenalit i është dashur të përgatitet për një rast të tillë dhe është filmuar duke provuar një prezantim të trofeut në Emirates.

Videoja, e cila tani po bën xhiron e rrjeteve sociale, ka ngjallur reagime të ndryshme, me një pjesë të tifozëve që janë tallur me Arsenal-in.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat