Ja pse barazimi penalizon Vllazninë

Futboll

Ja pse barazimi penalizon Vllazninë

Më: 19 maj 2024 Në ora: 13:07
Vllaznia

Vllaznia duhet vetëm të fitojë të dielën në “Air Albania”, sepse barazimi e eliminon nga “Final 4”.

Skuadra shkodrane penalizohet në rast barazimi për shkak të rregullores së “Final 4”.

Barazimi është në favor të skuadrës që është renditur më mirë në kampionat pas javës së 36-të. Egnatia e mbylli kampionatin e rregullt në vend të parë dhe të dielën luan për dy rezultate, kurse Vllaznia zuri vendin e tretë, kështu që është e detyruar të fitojë, nëse dëshiron të shkojë në finalen e titullit.

Në fakt, kuqeblutë për shumë javë ishin të dytët, por në fund u parakaluan nga Partizani dhe e humbën favorin e barazimit në “Final 4”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat