Ja pse Luis Enrique nuk e ka grumbulluar

Futboll

Ja pse Luis Enrique nuk e ka grumbulluar

Më: 19 maj 2024 Në ora: 13:34
Mbappe

Për ndeshjen e fundit në Ligue 1, sot kundër Metz, Paris Saint-Germain do të luajë me një formacion të ndryshuar.

Tashmë kampionë të Francës, në fakt, djemtë e Luis Enrique nuk kanë më çfarë të kërkojnë nga sezoni. Dhe kështu trajneri spanjoll vendosi të linte disa titullar në shtëpi dhe për këtë arsye t’i dërgonte me pushime herët.

Është bërë e ditur skuadra për ndeshjen dhe nuk janë përfshirë disa emra të mëdhenj. Përfshirë Kylian Mbappé, përvoja e të cilit në PSG konsiderohet e përfunduar, të paktën në kampionat.

Por pse u përjashtua ish-lojtari i Monaco? Siç raportohet nga Canal +, Luis Enrique ka vendosur t’i japë atij dhe të gjithë të tjerëve (Ousmane Dembélé, Marquinhos, Fabian Ruiz, Lucas Hernandez, Sergio Rico, Presnel Kimpembe, Vitinha dhe Gianluigi Donnarumma) tri ditë pushim për të qenë në maksimumin e formës për Kupën e Francës.

Të grumbulluarit: Navas, Tenas, Letellier – Danilo, Mukiele, Nuno Mendes, Beraldo, Hakimi, Skriniar, Zague – Lee, Ugarte, Soler, Mayulu, Zaïre-Emery, E.Mbappé – Kolo Muani, Asensio, Ramos, Barcola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat