Trajneri Shkëmbi publikon listën me emrat e 20 lojtarëve të ftuar

Futboll

Trajneri Shkëmbi publikon listën me emrat e 20 lojtarëve të ftuar

Më: 19 maj 2024 Në ora: 13:50
Lista

Kombëtarja shqiptare U-17 do të luajë dy miqësore me Malin e Zi U-17 në datat 22 dhe 24 maj.

Takimi i parë do të luhet në Podgoricë në Kompleksi stërvitor FCSG më datë 22 maj, në ora 17:45.

Ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” më datë 24 maj, në ora 20:30.

Grumbullimi i Shqipërisë U-17 në kuadër të dy sfidave miqësore do të nisë të hënën më datë 20 maj, teksa trajneri Bledi Shkëmbi ka publikuar edhe listën me 20 lojtarët e thirrur për dy miqësoret me Malin e Zi U-17.

Nëntë futbollistë vijnë nga klubet e kampionatin shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen në kampionatat e huaja, me ekipe si Empoli, Schalke 04, Novara, Genoa, Torino, Reggiana, Panathinaikos, CE L’Hospitalet, Koln dhe Sasso Marconi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat