Bardhi dhe Trabzon festuan në derbin ndaj Basaksehirit

Futboll

Bardhi dhe Trabzon festuan në derbin ndaj Basaksehirit

Nga: K.G. Më: 19 maj 2024 Në ora: 15:43
Trabzon

Kapiteni i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi dhe skuadra e tij Trabzonspori, festuan në udhëtim ndaj Basheksehirit me rezultat minimal 0:1 në xhiron e parafundit të kampionatit turk, duke siguruar kështu vendin e tretë në Superligë.

Momenti kyç në lojë erdhi në fund të pjesës së parë kur Onuachu asistoi e Thomas Mounier shënoi.

Bardhi ishte titullar për ekipin e tij dhe luajti gjithë ndeshjen.

Trabzon me këtë fitore do ta mbyllë kampionatin në pozitën e tretë, menjëherë pas Galatasaray-t dhe Fenerbahçes, të cilët sot në një duel të ndërsjellë do të vendosin kampionin e ri të Turqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat