Besa në Prilep

Futboll

Besa në Prilep

Nga: K.Goca Më: 19 maj 2024 Në ora: 15:50
Besa

Sot pasdite nga ora 17:00 do të luhen të tetë ndeshjet e javës së 30-të apo të fundit në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Prej kohësh dihet se Besa e Dobërdollit është kampione dhe sot luan në Prilep me Pobedën.

Besa dhe Pelisteri si i dyti, janë skuadra që kanë siguruar hyrjen në elitën e futbollit në Maqedoni. 

Detonit do të luajë në barazh me Vardarin e Shkupit. 

Ndaj në këtë javë të fundit do të dihet se kush do të bie në ligën e tretë përveç Karaormanit.

Për një gjë të tillë janë katër kandidatë: Pobeda (28 pikë), Osogovo (27), Teteksi (27) dhe Sasa (26).

Skuadra që do të jetë në vendin e 14-të luan në play-off, ndërsa vendi i pesëmbëdhjetë bie nga liga.

Java e fundit – e 30-të

Ohri – Kozhuv
Detonit – Karaormani
Sasa – Vardari (N)
Novaci – Skopje
Bellasica – Arsimi
Osogovo – Pelisteri
Pobeda – Besa

Bashkimi – Teteksi

Renditja: Besa 74 pikë, Pelisteri 70, Detonit 57, Arsimi 51, Vardari (N) 42, Ohri 42, Skopje 41, Bellasica 39, Bashkimi 39, Kozhuvi 38, Novaci 31, Pobeda 28, Osogovo 27, Teteksi 27, Sasa 26 dhe Karaormani 15 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat