Kur do të përcaktohet përfundimisht e ardhmja e Xavit tek Barcelona

Futboll

Kur do të përcaktohet përfundimisht e ardhmja e Xavit tek Barcelona

Më: 19 maj 2024 Në ora: 16:57
Deco, Laporta e Xavi

Spekulimet në lidhje me të ardhmen e Xavit si trajner i Barcelonës kanë qenë mjaft të përhapura gjatë ditëve të fundit, dhe pritet që të ketë më shumë detaje nga kjo situatë gjatë javës së ardhshme kur 44-vjeçari do të takohet me presidentin Joan Laporta.

Një takim ësht caktuar mes të dyja palëve, që sipas Mundo Deportivo do të ndodhë ditën e hënë.

Qëndrimi i Laportas është i qartë – ai dëshiron ta shkarkojë Xavin pas komenteve të tij në lidhje me situatën ekonomike të Barcelonës.

Sidoqoftë, asnjë vendim nuk do të merret deri pas përfundimit të takimit kokë me kokë mes dy palëve, që pritet të përcaktojë përfundimisht fatin e teknikut spanjoll.

Vetëm disa javë më parë, Xavi ishte bindur për të qëndruar tek Barcelona nga vet laporta, por tani situata është bërë e paqëndrueshme, dhe kjo mund të shkaktojë ndarjen e të dyja palëve.

Për momentin, fokusi i plotë i Xavit është që të sigurojë vendin e dytë në tabelë me një fitore ndaj Rayo Vallecanos të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat