Empoli ishte shumë pranë një fitore të madhe për llogaritë e mbijetesës në Serie A teksa shënoi në minutën e 90 me anë të Niang në ndeshjen ndaj Udineses.
Sulmuesi shndërroi saktësisht në gol një penallti, mirëpo vendasit nuk ishin dorëzuar dhe barazuan gjithçka në minutën e 13 të shtesës.
Ishte sërish një gol me penallti që këtë herë shkoi në favor të Udineses, teksa Samarxhiq shënoi nga pika e bardhë. Përfundimisht, 1-1 dhe sërish mbetet gjithçka e hapur sa i takon mbijetesës edhe pse Empoli rrezikon diçka më shumë. Udinese aktualisht është në vendin e 17 me 34 pikë, ndërsa Empoli në vendin e 18 me 33 pikë.
Për Empolin përgjatë 90-minutave u aktivizua edhe mbrojtësi i kombëtares, Ardian Ismajlin duke zhvilluar një paraqitje pozitive.
Nga ana tjetër, edhe Frosinone mori një sukses shumë të rëndësishëm për fatet e sezonit duke triumfuar në transfertë ndaj Monzës me rezultatin, 0-1. Miqve iu mjaftoi një gol i Cheddirës për tre pikë që e ngjisin ekipin në vendin e 15 me 35 pikë. Ndërkohë, Monza mbetet në vendin e 12 me 45 pikë.