Guardiola me bilanc të pabesueshëm trofesh

Futboll

Guardiola me bilanc të pabesueshëm trofesh

Më: 19 maj 2024 Në ora: 20:14
Pep Guardiola

Pep Guardiola ka triumfuar sot për të katërtin vit radhazi me Mançester Sitin duke siguruar titullin kampion në Premier Ligë dhe duke bërë të qartë se di të ndërtojë superskuadra kudo që drejton.

Pasi e bëri në Spanjë dhe në Gjermani, e bëri një gjë të tillë edhe në kampionatin anglez i cili gjithmonë cilësohej si i paparashikueshëm.

Me titullin e Premier Ligës të fituar sot, ai çoi në 38 numrin e trofeve të fituar në karrierën e tij në pankinë.

Një ecuri mbresëlënëse, pasi ky numër është arritur në vetëm 879 ndeshje të drejtuara në futbollin profesionist nga spanjolli.

Me mesatare, i bie që ai feston me një trofe çdo 23 ndeshje në pankinë, një bilanc unik në historinë e futbollit botëror për shifra të tilla. Dhe ky bilanc mund të përmirësohet që në javën e ardhshme, pasi skuadra e tij luan në finalen e Kupës FA ndaj Mançester Junajtid dhe ka mundësinë të përmirësojë mesataren e Guardiolës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat