Egnatia në finale pas 100 minutash!

Futboll

Egnatia në finale pas 100 minutash!

Më: 19 maj 2024 Në ora: 23:29
Egnatia feston

Egnatia në finale pas 100 minutash! Barazimi ndaj Vllaznisë e çon në ndeshjen e titullit me Partizanin!

Egnatia është finalistja tjetër e “Final 4” dhe do të diskutojë pas një jave titullin kampion me skuadrën e Partizanit në ndeshjen e fundit të sezonit.

Skuadra rrogozhinase ka kaluar Vllazninë pas një barazimi pa gola përballë shkodranëve në “Air Albania”.

Ndeshja ma qenë e luftuar dhe shumë argëtuese me të dy skuadrat të cilat kanë dhuruar një lojë ofensive duke kërkuar të gjenin rrjetën, rrogozhinasit shënuan dy herë por në të dy rastet panë t’u anulohej goli. Ndërsa shkodranët nuk ia dolën të çonin sferën në katërkëndorin e Sherrit.

Në fund, barazimi 0-0 pas 10 minutash shtesë, dekretoi kalimin e Egnatias në finalen e kampionatit, ku i pret Partizani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat