Egnatia - Partizani, ndeshja më e shtrenjtë në historinë e futbollit shqiptar! Fituesin e pret çeku prej mbi 1 milion eurosh

Futboll

Egnatia - Partizani, ndeshja më e shtrenjtë në historinë e futbollit shqiptar! Fituesin e pret çeku prej mbi 1 milion eurosh

Më: 19 maj 2024 Në ora: 23:32
Tifozët

Kategoria Superiore do të ulë siparin në javën e ardhshme me ndeshjen finale të “Final Four”, mes Egnatias dhe Partizanit.

Një ndeshje që do të hyjë në histori si më e shtrenjta ndonjëherë në futbollin e vendit tonë.

Kjo, për shkakun e thjeshtë se për ekipin fitues është gati një çek prej rreth 1 milionë eurosh.

Fituesi i kësaj sfide do të përfitojë 10 milionë lekë nga FSHF, siç është edhe shpërblimi për ekipin fitues të kampionatit. Por të ardhurat kolosale vijnë nga UEFA.

Fituesi shkon në Ligën e Kampioneve dhe aty, fitimet janë kolosale pasi në bazë të formulës, për skuadrën kampione ka minimalisht 960 mijë euro të sigurta, edhe nëse nuk bëjnë asgjë në kompeticionet ndërkombëtare në ndeshjet që luajnë në këtë turne apo më pas në Ligën e Konferencës.

Kësisoj, kjo finale do të hyjë në histori si më e shtrenjta në futbollin shqiptar, me të ardhura marramendëse që nuk janë siguruar asnjëherë më parë nga një ndeshje e vetme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat