Calhanoglu: Fitorja e Scudettos ndaj Milanit, një dhuratë nga zoti

Futboll

Calhanoglu: Fitorja e Scudettos ndaj Milanit, një dhuratë nga zoti

Më: 20 maj 2024 Në ora: 10:25
Hakan Calhanoglu

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu u intervistua nga Inter TV gjatë festës së zikaltërve në San Siro për fitoren e titullit kampion të Serisë A, pikërisht pas barazimit 1-1 me Lazion, moment kur iu dorëzua trofeu.

“Të shohësh tifozët tanë të emocionohen kaq shumë dhe është e bukur. Është e vërtetë që e kam pritur këtë “Scudetto” për një kohë të gjatë, është numri 20 dhe është i bukur.”

Mesfushori turko-gjerman thekson se e ka ndjerë shumë faktin që titulli u sigurua në derbin e Milanos, kundër rivalëve historikë, ku ai ka dhënë kontribut para se t’u bashkohej zikaltërve.

“Momenti më i mirë i sezonit? Fitorja kundër Milanit ishte një dhuratë nga Zoti. Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë fitimi i titullit, kemi punuar shumë, por gjithmonë me pozitivitet. Ne jemi një grup i mrekullueshëm, gjithmonë si një familje. Të gjithë e panë, buzëqeshja nuk mungoi kurrë dhe ishte e rëndësishme për udhëtimin tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat