Tirana ka filluar të mendojë për sezonin e ri. Oferta thuhet se kanë dyshja Latifi-Hoxhallari, por këta janë me kontratë. Shto këtu dyshen Jaku-Abdullahu që mund të largohen nga skuadra për shitje.
Skuadra ka tetë titullarë drejt largimit dhe nëse drejtuesit vendosin të mos bëjnë rinovimet atëherë ekipi ka bërë katharsisin e madh. Tirana nga ana e saj ishte skuadra me buxhetin më të madh të rrogave në kampionatin shqiptar.
Skuadra shpreson që të jetë në Europë. Sezonin e fundit pa Europë e kanë në kampionatin 2020-2021, çdo sezon tjetër ka qenë në Champions apo Konferencë Ligë. Për momentin gjërat janë në “status quo”.
Tirana nga ana e saj duhet të bëjë mirë llogaritë. Fakt është që çdo verë ajo ka larguar më shumë se 12 lojtarë dhe nuk është çudi që gjërat të vazhdojnë në këtë ritëm.