Slot zbulon arsyen pse pranoi ofertën e Liverpoolit

Futboll

Slot zbulon arsyen pse pranoi ofertën e Liverpoolit

Më: 21 maj 2024 Në ora: 10:00
Trajneri i ri i Liverpool-it, Arne Slot

Trajneri i ri i Liverpool-it, Arne Slot, ka zbuluar pse e shfrytëzoi mundësinë për të udhëhequr gjigantin anglez. Emërimi i Slot u konfirmua nga Liverpool të hënën , 24 orë pasi Jurgen Klopp i dha lamutirën skuadrës pas nëntë viteve në “Anfield”.

Në përshëndetjen e tij, Klopp u kërkoi tifozëve të ish-skuadrës së tij që të mbështesin trajnerin e ri, ndërsa ai kërkon të vazhdojë trashëgiminë e gjermanit. Slot do të marrë zyrtarisht përgjegjësinë më 1 qershor, duke e lënë Feyenoordin në Eredivisie pasi i riktheu ata në elitën evropiane.

Tani, duke folur për arsyen pse e braktisi Feynoordin, 45-vjeçari zbuloi se ishte një mundësi që ai thjesht nuk mund ta humbiste.

“Sigurisht që nuk është një vendim i lehtë të mbyllësh derën pas teje në një klub ku ke përjetuar kaq shumë momente të mrekullueshme dhe ke punuar me sukses me kaq shumë njerëz të mrekullueshëm”, tha ai për faqen e klubit.

“Por si sportist, një mundësi për t'u bërë trajner në Premier Ligë, në një nga klubet më të mëdha në botë, është e vështirë të injorohet”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat