Sistemi VAR nuk ka mundur që të mbyllë polemikat në botën e futbollit

Futboll

Sistemi VAR nuk ka mundur që të mbyllë polemikat në botën e futbollit

Më: 21 maj 2024 Në ora: 11:08
Manchester City

Sistemi VAR nuk ka mundur që të mbyllë polemikat në botën e futbollit.

Përkundrazi, tashmë debatet në epokën e VAR-it duken më të ndezura se kurrë, sidomos në Premier League me Federatën që po mendon ta heqë nga përdorimi.

Tashmë që në Premier League është mbyllur gara, në Angli kanë gjetur kohën për të bërë disa krahasime dhe për të parë se cila skuadër është favorizuar dhe se cila është penalizuar më shumë nga VAR, teksa duhet theksuar se pavarësisht pikëve minus apo plus, verdiktet kryesore nuk lëvizin dhe në këtë rast, VAR nuk është bërë përcaktues për fatet e një skuadre në fundin e sezonit.

Kështu, Manchester City është nga ato skuadra që nuk ka lëvizje dhe ka të njëjtat pikë, ndërkohë Arsenal do të duhej të kishte një pikë më shumë, por që mbetej e dyta. Në tabelën e renditjes pa ndërhyrjen e VAR,

Newcastle do të ishte mbi Chelsean, Crystal Palace mbi Brighton, Fulham mbi Wolverhampton dhe Evertoni mbi Brentford..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat