Shijoi një barazim spektakolar

Futboll

Shijoi një barazim spektakolar

Më: 21 maj 2024 Në ora: 11:18
Paolo Montero

Paolo Montero shijoi një barazim spektakolar në ndeshjen e parë si trajner i përkohëshëm i Juventusit. Uruguajani e pa skuadrën e tij në disavantazhin e tre golave në transfertë ndaj Bolognas, por në fund bardhezinjtë rikuperuan falë golave të Chiesa, Milik dhe Yildiz duke barazuar në 3:3.

Pas sfidës, Montero theksoi se pas finales së Kupës së Italisë, skuadra pësoi një rënie të përqëndrimit, megjithatë lojtarët treguan se kanë karakter. Ndër të tjera, Montero shtoi se pas ndeshjes së fundit të kampionatit do të rikthehet të drejtojë të rinjtë bardhezinj, për t’ia lënë vendin një tjetër trajneri sezonin e ardhshëm.

Juventusi pati një ulje të përqëndrimit në startin e ndeshjes kundër Bolognas dhe kjo më duket disi normale pas një ndeshje të rëndësishme si finalja e Kupës. Megjithatë, lojtarët ia dolën të tregonin dhe të shfaqnin se sa shumë janë të lidhur me fanellën duke bërë maksimumin.

Ishte një situatë speciale për mua dhe djemtë më dhuruan shumë emocione. Jam me ta prej dy ditësh dhe më kanë pritur shumë mirë. Jam i lumtur për ata sidomos në një ndeshje të tillë ku për ta përmbysur atë duhet shumë karakter. Ekipin e kam gjetur me shpirtin e duhur të garës, këtë e tregoi fusha.

E ardhmja? Unë do të kthehem në Vinovo dhe të vazhdoj punën me të rinjtë, jam shumë i lumtur që pata mundësinë të drejtoj Juventusin”, u shpreh 52-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat