Kushton 130 milionë euro

Futboll

Kushton 130 milionë euro

Më: 21 maj 2024 Në ora: 11:41
Khvicha Kvaratskhelia

Khvicha Kvaratskhelia mund të largohet nga Napoli gjatë verës që vjen.

Futbollisti gjeorgjian është duke e kaluar një eksperiencë të jashtëzakonshme tek napolitanët, mbi të gjitha në edicionin e kaluar kur ky ekip u shpall kampion i Italisë pas një kohe të gjatë.

E tash, spekulohet se anësori i majtë i ka bërë valixhet gati për t’u transferuar në një klub më të madh evropian.

Ai ka kontratë me klubin nga Serie A deri në vitin 2027 dhe napolitanët do të mundohen ta mbajnë atë në ekip, madje duke i ofruar edhe kontratë të re.

Sidoqoftë, e ardhmja e Kvaras duket të jetë larg stadiumit “Diego Maradona”,

Gjithnjë sipas mediave italiane, interesim për futbollistin ofanziv ka shfaqur Paris Saint-Germaini, i cili është në kërkim të një talenti dhe të buzëqeshjes pas largimit të Kylian Mbappes.

Me Osimhen që është i gatshëm të largohet po ashtu, Kvara mund të jetë një humbje tjetër e madhe për Napolin.

Sidoqoftë, për ta transferuar atë, Al-Khelaifi i PSG-së duhet t’i shpenzojë 120 deri në 130 milionë euro.

PSG-ja nuk ka probleme ekonomike, por duhet të shikohet edhe dëshira e lojtarit, nëse preferon apo jo të përfundojë në Paris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat