A pritet të largoher?

Futboll

A pritet të largoher?

Më: 21 maj 2024 Në ora: 11:43
Joselu

“Do të qëndrosh? Do të flasim në fund të sezonit”!

Këto janë fjalët e Joselu, hero i gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve që ia mundësoi Real Madridit ta mposht Bayern Munichun me rezultat 2:1, me një dygolësh pak minuta para të mbyllej loja.

Në rastin e parë e shfrytëzoi një gabim trashanik të portierit Manuel Neuer, e në të dytin e shfrytëzoi një pasim nga e majta për ta plasuar topin në rrjetë.

Joselu është një tifoz i zjarrtë i “Merengues” që nga koha e fëmijërisë, sa që kishte përfunduar në Saint Denis, dy vjet më parë, për ta parë sfidën kundër Liverpoolit.

Por, këtë radhë mund të jetë protagonist, në Ëembley, kundër Borussia Dortmundit në finalen e madhe të Championsit.

Do të jetë një mundësi e artë për të, e cila mund ta bind Realin që t’i shpenzojë “veç” 1,5 milion euro për ta blerë nga Espanyoli.

Një shifër vërtetë e thjeshtë, por ekzistojnë disa pengesa të tjera.

Përpos Vinicius Jr e Rodrygo Goes, në sezonin tjetër sulmit të Realit do t’i bashkohen edhe Endrick nga Palmeiras dhe me gjasë edhe Kylian Mbappè nga Paris Saint Germaini.

Një repart atomik, i cili do të linte shumë pak hapësira për konkurrentët, përkundër shumë angazhimeve që e presin ekipin.

Për këtë arsye, ka mundësi që Joselu të largohet nga “Santiago Bernabeu” pas vetëm një sezoni.

Ai edhe mund të qëndrojë në Madrid, por hapësirat për të luajtur do t’i ketë të limituara dhe s’mund të bëhet hero, siç u bë në gjysmëfinale ndaj gjigantit bavarez.

Në momentin më të mirë të karrierës së tij do të ishte mëkat për “ta vrarë”, pikërisht një tifoz të flaktë të Real Madridit siç është ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat